Gjykata Kushtetuese është mbledhur sërish të premten për Sali Berishën. Trupa e gjyqtarëve po shqyrton ankimimin e kreut demokrat për masën e sigurisë “arrest shtëpie” të vendosur një vit më parë për të nga GJKKO.
I ftuar në një intervistë televizive, analisti Arben Meçe, duke komentuar ‘aksionin’ e përfaqësuesve demokratë para institucioneve të drejtësisë, tha se në këtë mënyrë ata kërkojnë që të tregojnë imazhin e qëndrestarit dhe besnikut ndaj liderit të partisë, për t’u përfshirë në listën e deputetëve.
Ai komentoi gjithashtu edhe anketën e Institutit Ndërkombëtar Republikan, ku thuhej se SPAK është sot institucioni më i besueshëm në Shqipëri. Sipas Meçes, SPAK ka sjellë frymë shtetformuese.
