Armëpushimi në Gaza/ Opozita izraelite zotohet të mbështesë marrëveshjen

Data

Udhëheqësi i opozitës në parlamentin izraelit është zotuar se do t’i japë mbështetje Benjamin Netanyahut për të miratuar marrëveshjen e armëpushimit në Gaza.

Kjo vjen pasi ministri i Sigurisë Kombëtare i ekstremit të djathtë të Netanyahut, Itamar Ben-Gvir kërcënoi se do të jepte dorëheqjen nëse marrëveshja miratohej nga kabineti.

Yair Lapid, lideri i partisë centriste Yesh Atid, tha: “I them Benjamin Netanyahut, mos ki frikë, sepse do të merrni çdo rrjet sigurie që ju nevojitet për të arritur marrëveshjen e pengjeve. Kjo është më e rëndësishme se çdo mosmarrëveshje që kemi pasur ndonjëherë.”

Kujtojmë se Hamasi dhe Izraeli kanë dakord për marrëveshjen e armëpushimit për të ndalur luftën 15-mujore në Gaza.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related