“Partiçka politike që po bëhen copë”/ Veliaj thumbon opozitën: I vendosin stërkëmbësh të mirës për 5 vota të qelbëta

Data

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, në ceremoninë e shpërndarjes së 75 apartamenteve në Kombinat, ka thumbuar opozitën, duke i quajtur “partiçka politike që po bëhen copë e çikë”. Kreu i Bashkisë Tiranë u shpreh se shpërndarja e banesave është vonuar për shkak të proceseve gjyqësore të hapura nga opozita “vetëm që të mos ecte puna këtu”.

“Sikur na mallkon njeri që shqiptari bllokon shqiptarin, i vendos stërkëmbësh të mirës, i thotë punës plaç, pse për 5 vota të qelbëta”, u shpreh Veliaj.

Megjithatë, Erion Veliaj theksoi se e sotmja është një ditë ku fitoi e drejta, duke shtuar se “ai që ka marrë përsipër të drejtojë do të thotë se ka marrë risk më shumë se sa të tjerët, të ekspozohet më shumë se ata, të hajë edhe të sharat e të tjerëve, mllefin e të tjerëve atyre që nuk punojnë

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related