Shehaj: Një parti e re, ka zero shanse të vijë në pushtet

Data

Kreu i Partisë Mundësia, Agron Shehaj ka deklaruar se nuk do të futet në koalicion, pasi forcës së tij politike nuk i interesojnë pazaret.

I ftuar në News24, Shehaj tha se Shqipëria ka nevojë për një opozitë të besueshme që më pas të ketë një qeveri të pakorruptuar.

Ndër të tjera u shpreh se si parti e re, nuk synojnë të vijnë në pushtet, por të hyjnë në parlament me sa më shumë deputetë.

Neve nuk na interesojnë pazaret. Mendojmë se Shqipëria ka nevojë për një opozitë të vërtetë, konkrete dhe te besueshme, si fillim. Dhe pasi të fitojmë besimin e qytetarëve duke bërë një opozitë ashtu siç qytetarët e presim, mund t’i japim Shqipërisë një qeveri të pa korruptuar. Çdo gjë fillon nga opozita

Ne mendojmë, si parti e re, për ne sfida më e madhe është të hyjmë në parlament me një numër sa më të madh deputetësh. Por nuk është qëllimi ynë maksimizimi i numrit të deputetëve. Qëllimi ynë është fitimi i besimit të qytetarëve duke bërë një opozitë të vërtetë kundër Edi Ramës në Kuvend. Unë vetëm kam qenë në parlament vitin e kaluar dhe kam bërë shumë beteja me qeverinë.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related