Primaret dhe aleatët, Flamur Noka mesazh të koduar Gazment Bardhit: Po diskutojmë datën…

Data

Para betejës elektorale me kundërshtarin politik, demokratët i pret një garë e brendshme për të përzgjedhur kandidatët për deputetë. Por, në Partinë Demokratike nuk ka ende një datë se kur do të zhvillohen primaret duke i vënë në pikëpyetje ato. “Akoma nuk është përcaktuar data, janë duke u diskutuar modalitetet. Ajo që është e rëndësishme është se çdo njeri, në forcën tonë politike dhe ne opozite duhet te shohë me shume përtej vetes”, deklaroi dje sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka.

Ndërkohë primaret në Partinë Demokratike rrezikohen jo vetëm nga koha e pakët e mbetur, por edhe nga zërat skeptik te cilët mendojnë  se një proces i tillë mund të prishë ekuilibrat e partisë në prag fushate, pasi plagët nga lufta e brendshme ende nuk janë shëruar. Flamur Noka pranon rrezikun, por beson se demokratët do dinë të hedhin pas krahëve inatet e së shkuarës. “Bashkimi ka dhënë rezultatin e vet ka krijuar frymën dhe besimin por ka individë që akoma brenda përbrenda nesh mërite dhe inatet nuk i harrojnë kaq lehtë, por demokratët kanë një gjë.

Synimi i tyre është te përballemi me regjimin dhe ta mundim atë”, shtoi deputeti Noka për “Top Channel”. Primaret duket se nuk janë i vetmi shqetësim i demokratëve , të cilët në prag te zgjedhjeve parlamentare, duhet të gjejnë një formulë që kënaq të gjithë aleatët që kërkojnë një vend të sigurt në listën e PD. Dilema nuk ka për Ilir Metën, i cili edhe pse në burg, Sali Berisha ka një vend të sigurt për të. Numri dy i Partisë Demokratike konfirmoi se ndarja e aleatëve në listën e PD  do bëhet sipas  peshës elektorale që ata kanë pasur në zgjedhjet e shkuara.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related