Kryetari i bashkisë së Kolonjës, Erion Isai për rreth një orë është marrë në pyetje nga prokurorët e SPAK-ut.
Në dalje nga Prokuroria e Posaçme, Isai tha për mediat se dha sqarime shtesë në lidhje me një dosje të vitit 2023, por nuk tregoi më shumë detaje.
Gjithashtu kryebashkiaku socialist u shpreh se në SPAK ishte në cilësinë e personit deklarues.
“Dhashë disa shpjegime shtesë nga 2023, nuk e di nëse duhet të them çështjen që isha, dhashë disa shpjegime shtesë dhe kam qenë person deklarues”, deklaroi Erion Isai.
Kujtojmë që kryebashkiaku i PS-së është pyetur dhe më herët në SPAK. Ai është marrë në pyetje për 3 orë nga Prokurorët e Posaçëm më 30 Maj 2023.
