Aplikimi i përdorimit të targave tek dhe çift në ditë të caktuara, eksperti: Nuk është projektligj i mirëmenduar

Data

Qeveria ka propozuar një zgjidhje shumë të thjeshtë për makthin e trafikut të Tiranë, aplikimin e përdorimit të targave tek dhe çift në ditë të caktuara.

Lidhur me këtë Arben Luzi, ekspert i qarkullimit rrugor i ftuar në një studio televizive, u shpreh se zgjidhja e propozuar për targat tek-çift i shërben më shumë aspektit ekologjik se sa atij të trafikut.

Ai tha se ne nuk e kemi të përballueshme infrastrukturën rrugore për këtë trafik që krijohet përditë në kryeqytet.

Sipas tij, duhet të kemi mjete të tjera të transportit publik përveç autobusit ku linja e Lanës mund të përdoret si gjurmë për tramvaj.

“Tirana është metropoli i Shqipërisë dhe më shumë se gjysma e popullsisë jeton në Tiranë dhe duke futur dhe numrin e madh të mjeteve që hyjnë dhe dalin kemi një mbingopje. Mua më pëlqeu standarde kur u tha se makina është tjetër gjë dhe infrastruktura rrugore tjetër gjë. Ne se kemi të përballueshme infrastrukturën rrugore për këtë trafik, kemi ngelur me standardet e vjetra.

Kjo e targave tek dhe çift nuk është në kuadrin e trafikut, por ekologjik më tepër, prandaj ne mendojmë se kjo do zgjidhë dhe një pjesë të trafikut por më shumë është për aspektin ekologjik.

Unë shikoj që shërbimi publik në Tiranë është nën nivelin mesatar në të gjitha drejtimet e tij, që në përzgjedhjen e linjave, menaxhimin e tij dhe këto vijnë dhe nga infrastruktura rrugore.

Që të bësh shërbimin udhëtar, ne kemi ngelur vetëm te autobusi, por duhet të kemi dhe mjete të tjera të transportit siç është treni, tramvaj, pra këto do ndihmonin që popullsia të ikte dhe të kthehej nga puna sepse ne rrimë nga 30 minuta në stacion për të shkuar në puën dher 30 të tjera për tu kthyer. Sa i përket targave tek apo çift ka vende të Evropës që e kanë këtë por me zona të caktuara.

 

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related