Zëdhënësja e Partisë Demokratike-Demokratët Euroatlantikë, Mirela Karabina, ka shpërndarë këtë fundjavë një mesazh të kryetarit Lulzim Basha pas takimit të zonjave demokrate, duke theksuar rëndësinë e rolit të grave në shoqëri. Karabina shkruan se fuqizimi ekonomik i grave ndikon drejtpërdrejt në uljen e varfërisë dhe përmirësimin e standardeve të jetesës. Ajo thekson se në programin e demokratëve euroatlantikë, gratë zënë një vend të rëndësishëm si forca kryesore e ndryshimit dhe përfshin masa konkrete si:
- 2,000 euro për çdo bebe dhe 20 mijë euro për fëmijën e tretë.
- Subvencionim të plotë të interesave të kredive për shtëpi për çiftet e reja.
- Dyfishim të ndihmës ekonomike për gratë kryefamiljare dhe viktima të dhunës.
- Bursa dhe kurse falas për vajzat dhe gratë në nevojë apo nga zonat rurale.
Postimi i plotë i Mirela Karabina:
Një takim frymëzues i zonjave demokrate me kryetarin Basha në këtë vit të rëndësishëm për ndryshimin e vendit. Fuqizimi ekonomik i grave ndikon drejtpërdrejtë në uljen e varfërisë dhe përmirësimin e standardeve të jetesës dhe në një shoqëri më të mirë. Në programin e demokratëve euroatlantikë gruaja zë një vend të rëndësishme, pasi ato janë forca e ndryshimit.
Programi i Lulzim Bashës për familjen parashikon:
- 2,000 euro për çdo bebe.
- 20 mijë euro për fëmijën e tretë.
- Subvencionim i plotë i interesave të kredive për shtëpi për 30 mijë çifte të reja shqiptare.
- 1 vit pagë e plotë për periudhën e lejes së lindjes për nënat në marrëdhënie pune.
- Rritje e pensioneve me të paktën 20% dhe indeksimi i tyre me dyfishin e vlerës së inflacionit çdo vit.
- Bonus periodik prej 250 mijë lekësh për pensionet e ulëta.
- Dyfishim i ndihmës ekonomike për familjet në nevojë.
- Pagesa për personat me aftësi të kufizuara do të jetë 70% e pagës minimale.
- Nga statusi i jetimit do të përfitojnë edhe ata që nuk kanë njërin prind.
- Trajnim për vajzat dhe gratë në kurse profesionale në fushat e teknologjisë së informacionit.
- Mbështetje financiare për gratë dhe vajzat që kontribuojnë në industrinë e artizanatit.
- Bursa studimi për vajzat nga familjet me vështirësi ekonomike dhe nga zonat rurale.
- Kurse falas për gratë dhe vajzat shtëpiake për të marrë një profesion.
- Dyfishimi i ndihmës ekonomike për gratë kryefamiljare, viktima të dhunës.
- Bursa studimi falas për të gjithë fëmijët e nënave kryefamiljare, viktima të dhunës në familje.
- Strehim i paguar nga shteti për të gjitha gratë që kanë urdhër mbrojtjeje nga gjykatat.
