Bujar Nasufi është qëllu@r me 6 plumb@ mbrëmjen e sotme në Tiranë, dhe për pasojë ndërroi jetë në vend.
Gazetari Igli Çelmeta bën me dije zona ku ka ndodhur vrasja, te Pallati me Shigjeta, është thuajse e gjitha e monitoruar me kamera dhe nga informacionet paraprake mësohet se Nasufi, i cili ishte biznesmen, është qëlluar nga persona të maskuar që lëviznin me motor.
Pasi e kanë qëlluar në makinë pranë banesës së tij, autorët dyshohet se janë larguar në drejtim të Selitës.
Nga hetimet paraprake, Nasufi nuk rezulton me precedent penal, por biznesmen në fushën e mobilierisë. Megjithatë, policia po heton disa pista për të zbuluar motivin e kësaj ngjarjeje kriminale.
Njoftimi i policisë:
Më datë 12.01.2025, rreth orës 20:40, tek “Pallati me Shigjeta” në rrugën “Myrte Zeneli”, është qëlluar me armë zjarri në drejtim të një automjeti me drejtues shtetasin B.N, rreth 56 vjeç, i cili si pasojë ka humbur jetën.
Një grup i posaçëm hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, ndodhet në vendngjarje dhe vazhdon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve të dyshuar.
Shërbimet e Policisë kanë ngritur pika kontrolli dhe po ushtrojnë kontrolle në zonë për kapjen e autorit.
Informacion më të detajuar mbi këtë ngjarje do të japim në vijim pas veprimeve hetimore paraprake.
