Vota e diasporës, Salianji letër nga burgu: Ja ku duhet të jetë fokusi, Rama e qeveria duken të lodhur, por të pangopur

Data

Ervin Salianji i është drejtuar diasporës me një letër nga qelia, në ditën e nisjes së regjistrimit të shqiptarëve që jetojnë jashtë vendit për të votuar më 11 maj.

Salianji thekson se në fokus duhet të jetë ekonomia, ndërsa shton se duhet punuar fort për të ndërtuar tek njerëzit besimin e humbur nga zhgënjimi nga politika.

Letër nga qelia 6/ Turinjtë e varur të qeverisë dhe garancitë që jep Opozita

Shpallja nga Ministria e Brendshme se janë mbi 3.7 milionë votues për zgjedhjet e ardhshme dhe nisja e punës me listen qē zyrtarisht do të afishohet në mars, pas regjistrimit të emigrantëve apo ankesave të ndryshme, është si të thuash nisja dhe nga ana zyrtare dhe burokratike e fushatës.

Nga sa mund të informohemi në burgun e Fierit, dhe asaj që ndjehet në ajer kemi një qeveri e kryeministër që po shkojnë drejt 11 Majit, të ngrysur e pa humor, dhe nga ana tjetër një Opozitë më të çelur, më të gjalleruar më entuziaste.

Fakti që Rama e qeveria duken të ngrysur, të lodhur, por të pangopur pêr ti vënë kazmën Shqipërisë po punon me kapjen, patronazhimin e votës edhe në diasporë! Turinjtë e varur të qeverisë kanë të bëjnë me konsumin nga pushteti i sterzgjatur, nga mungesa e ideve dhe vizionit. Kanë të bëjnë me pakenaqësinë e madhe tek njerëzit, prej varferisë e korrupsionit. Si dhe nga problemet e thella te brendshme mes tyre. E po ashtu, nga një lloj parehatie që vjen prej shqetësimit se ku do të bjere zilja e radhës, në cilen derë abuzuesi a zyrtari të lartë të kapur në afera, a lidhje me krimin.

Duket qartë që Rama nuk ka asgje tjetër për të thënë perveç “suksesit” me turizmin, që ende nuk dihet sa e ka ndihmuar jeten e qytetarit të zakonshem.

Ndaj ai kerkon të asociohet me kodra të bukura, me male të thepisura, me lugina e mjegull, apo ndonjë deborë andej kendej. A thua se ai është krijuesi i kesaj mrekullie. A thua se shqiptaret kanë mendjen e Spiropalit dhe besojnë se skenderbeu i saj ka fuqi mbinatyrore, për të formesuar relieve e dukuri meteorologjike.

Eshte ironike se si ai i ben jehone një shkrimi të Bild për turizmin ketu tek ne, dhe kjo del në gjithë ekranet e portalet, ndersa pak kohë më parē, një artikull i të njejtes media që fliste për lidhjet e qeverisë me krimin qarkullonte si material i fshehtë, pasi pjesa më e madhe e shtypit nuk e pasqyroi, e aq më pak reagoi qeveria.

Edi Rama po thotë më jepni mandatin e katërt sepse Vabona është mahnitëse, se Palasa ka ujë të kulluar dhe se Ksamili i ngjan Maldiveve.

Duke tentuar me këtë rast të mbulojë me këtë fasadē gjithë zullumin e madh 12 vjeçar, financiar e të lidhjeve me bandat e trafikantët nderkombetar të drogës, një prej të cilëve denoncova unë në konferencë për shtyp. Lidhjet e atij që unë denoncoca ishin shumë speciale, qe vellai i Ministrit të Brendshëm. Ky i fundit më së shumti prej lidhjeve me bandat do ofrojë dhe mirëqeverisje në Parlament, ndersa disa mjerane në gjykatë u vendosën në dispozicion të inatit kryeministror pasi i prisha komoditetin me publikimin me fakte të lidhjeveme krimit e korrupsionin masiv të qeverisë!

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related