Degradimi i rrugës që lidh Shëngjinin me aksin Lezhë-Milot, banorët dhe drejtuesit e automjeteve ngrenë alarmin

Data

Rruga që lidh zonën turistike të Shëngjin me superstradën Lezhë-Milot ka pësuar një degradim të rëndë, duke krijuar shqetësime për drejtuesit e automjeteve dhe banorët e zonës.

Segmenti 8 km i gjatë ka pësuar dëmtime të shumta, ku gropat dhe mbingarkesa e ujit kanë bërë të vështirë kalimin e mjeteve, duke u kthyer në burim aksidentesh.

Drejtuesit e automjeteve raportojnë se shpesh janë të detyruar të dalin nga korsi për të shmangur gropat, duke e konsideruar këtë situatë të papranueshme.

Në këtë kuadër, Prefektura e Lezhës ka kërkuar ndërhyrje të menjëhershme nga Autoriteti Rrugor Shqiptar, përmes shkresave të vazhdueshme, por ende nuk është ndërmarrë asnjë veprim për përmirësimin e gjendjes. Kjo situatë ka krijuar një imazh të keq për zonën turistike të Shëngjinit, e cila gjatë verës pret një numër të madh turistësh vendas dhe të huaj, duke ndikuar negativisht në turizmin dhe sigurinë rrugore

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related