Një grup hajdutësh shqiptarë, që po kryenin vjedhje në një banesë në via Bernardi në Itali, është kapur në flagrancë falë një operacioni të përbashkët të policisë dhe karabinierëve.
Në prangat e autoriteteve kanë rënë tre shtetas shqiptarë, të cilët po tentonin të vidhin në një apartament në katin e parë të një pallati.
Aksioni ka nisur pas një denoncimi të bërë rreth orës 19:00 të datës 6 janar nga një banor, i cili kishte vëzhguar një person duke u fshehur në ballkonin e një fqinji dhe duke tentuar të hapte dritaren me forcë.
Policia ka dërguar menjëherë patrullat në vendngjarje ku efektivët hynë në pallat, ku dëgjuan zhurma të dritareve që hapeshin me shpejtësi. Ata vunë re se dy persona me kapuç dhe doreza po iknin nga njëra prej tyre, duke u përpjekur të arratiseshin në oborret e ndërtesave fqinje.
