Viti i ri, ja “patatet e nxehta” në duart e SPAK, nga Belinda Balluku te…

Data

Viti i ri 2025 pritet të sjellë zhvillime të rëndësishme në arenën politike shqiptare, me një fokus të veçantë tek hetimet e bujshme që po kryen Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK). Të gjithë janë të rrezikuar, duke nisur nga kryeministri, ministra të kabinetit aktual deri te liderë opozitarë dhe figura të njohura politike.  Dosjet po bëhen mal në SPAK. Shumë prej tyre janë drejt përfundimit dhe tani pritet të lëshohen vetëm urdhër-arrestet. Përveç Partisë Socialiste në pushtet, do të dërgohen para togave të zeza edhe emra nga radhët e Partisë Demokratike e Partisë së Lirisë.

Dosjet “përvëluese”

Një nga dosjet më të nxehta që ndodhet në duart e SPAK lidhet me ministren Belinda Balluku.  Afera që dyshohet se mund ta fundosë është kontrata abuzive e tunelit të Llogarasë, ku me një të rënë lapsit, ajo shtoi 30 milionë euro, të cilat shkuan te njeriu i presidentit turk Erdogan sipas direktivave të Ramës. Hetimet e SPAK janë thelluar. Faktet abuzive janë sheshit, pasi tuneli i Llogarasë u ndërtua përmes nënkontraktimeve nga kompania “Gjoka” që dha ofertën 140 milionë euro në tenderin e parë të anuluar në mënyrë anti-ligjore nga Balluku, duke ia kaluar kompanisë turke.

Kjo e fundit veproi kryesisht si ndërmjetës, duke përfituar diferencën prej 30 milionë eurosh. Pra qytetarët shqiptarë paguan 170 milionë euro, pasi 30 milionë shkuan si divident në Ankara. Punimet i bëri e njëjta kompani dhe Balluku futi sërish në tender “Gjokën”, kompani që u refuzua në fillim edhe pse paraqiti ofertë më të ulët se kompania turke. Përveç dosjes së Tunelit të Llogarasë, Balluku ka të tjera kallëzime nga opozita, të cilat rrezikojnë të tronditin pozitat e saj në vijim. Gjithashtu SPAK po përgatitet të bëjë goditjen e madhe edhe për dosjen e inceneratorit të Tiranës. Në shënjestrën e Prokurorisë së Posaçme bëjnë pjesë politikanë dhe njerëz të tjerë të rëndësishëm të medias, si edhe familjarë të tyre.

Pra pritet të ketë masa për gazetarë, pronarë mediash, por dhe ortakë të kompanisë së inceneratorëve, të Mirel Mërtirit dhe Klodian Zotos, po ashtu dhe për persona të tjerë publikë, por edhe të huaj, që janë të përfshirë në pastrim parash, transferta të shumta në mijëra euro apo shit-blerje pronash e pasuri të paluajtshme. Në këtë dosje, mund të dalë edhe emri i Edi Ramës. Po ashtu, kryeministri është i rrezikuar dhe tek afera “McGonigal”, e cila thuhet se po shkon drejt fundit të hetimeve nga SPAK. Rama del drejtpërdrejtë i implikuar në këtë çështje. Vetë Dumani në daljet e tij ka deklaruar se nuk do të kursejë askënd, kur është pyetur për këtë dosje. Kujtojmë se nën hetim është dhe Erion Veliaj. SPAK e ka futur nën hetim pasuror. 2025 mund të sjellë lajme “bombastike” për kryebashkiakun.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related