Deputeti socialist, Pandeli Majko ka reaguar sërish në lidhje me akuzat e kryedemokratit, Sali Berisha, sipas të cilit, ekziston një përgjim, ku Majko ndodhet së bashku me dodhej me ish-kreun e Policisë së Kukësit, Alban Çelën dhe drejtorin e OSHEE të Kukësit, ku flasin për një tender 800 mijë euro dhe paratë do t’i shpërndanin në Has, Kukës dhe Durrës.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Majko bën me dije se ka takuar kryetaren e Kuvendit, Elisa Spiropalin, ku i ka kërkuar që brenda protokolleve t’i kërkohet informacion me shkrim Shërbimit Informativ Kombëtar për çështjen e tij. Gjithashtu, Majko bën me dije se ka vendosur që të dorëzoj çdo imunitet parlamentar i cili mund të jenë i nevojshëm për hetimin e çështjes së ngritur për emrin e tij.
“Sot, në takim me kryetaren e Kuvendit të Shqipërisë, Elisa Spiropali!…
I kërkova që brenda protokolleve në fuqi, ti kërkohej Shërbimit Informativ Kombëtar informacion me shkrim, lidhur me aludimet për fshehje informacioni të deklaruar dje në publik nga Sali Berisha!
Kam vendosur që të dorëzoj çdo imunitet parlamentar i cili mund të jenë i nevojshëm për hetimin e çështjes së ngritur për emrin tim në deklarimet publike të Sali Berishës!” – shkruan Pandeli Majko.
