“Partizani”/ Shtyhet seanca në GJKKO, më 20 janar vendoset nëse dosja kalon për gjykim

Data

Seanca gjyqësore për çështjen “Partizani” në GJKKO është shtyrë.

Më 20 janar në orën 12:00, GJKKO do të vendosë nëse dosja do të kalojë për gjykim ose jo. Jashtë ambienteve të GJKKO-së, avokati Genc Gjokutaj hodhi poshtë mundësinë e gjykimit të shkurtuar për çështjen.

“Çështja e zotit Berisha nuk diskutohet çështja për gjykim të shkurtuar, ne shikojmë pushimin, s’është detyre jonë të shpjegojmë, kallëzimi është i rremë, çështja e pronës. Kontestimet tona ishin voluminoze, për të shpjeguar çdo detaj se kjo çështje s’duhet t’i shkojë gjykatës për gjykim.”, u shpreh Gjokutaj.

Më herët ditën e sotme Sali Berisha u paraqit në SPAK në kuadër të masës së caktuar ndaj tij për “detyrimin e paraqitjes”.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related