Dita e Ujit të Bekuar/ Hidhet kryqi në Durrës: Të rinjtë sfidojnë të ftohtin

Data

Ditën e sotme, besimtarët ortodoksë në Durrës kanë kremtuar Ditën e Ujit të Bekuar, një nga ngjarjet më të rëndësishme të kalendarit kishtar. Ceremonia ka nisur që në orën 10:00, kur besimtarët janë mbledhur në Kishën Ortodokse të qytetit për të zhvilluar ritualet fetare. Pas riteve kishtare, ata kanë organizuar një marshim drejt Portit të Durrësit, ku është zhvilluar pjesa më e veçantë e ceremonisë.

Në port, qindra qytetarë janë mbledhur për të ndjekur traditën e hedhjes së kryqit në det. Të rinjtë nga Durrësi kanë garuar për të kapur kryqin e shenjtë, i cili hidhet në ujërat e detit nga një prift. Ky ritual ka tërhequr një mori qytetarësh, edhe pse kushtet atmosferike kanë qenë të vështira, me temperatura të ulëta dhe ujëra të ftohta

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related