Rrëzohet propaganda e Belinda Ballukut, Unaza e Madhe e Tiranës nuk ka përfunduar ende, vijojnë punimet në…

Data

Propaganda e zv/kryeministres Belinda Balluku, mbi përfundimin e Unazës së Madhe të Tiranës duket se ka nisur të zbehet përballë realitetit në terren. Pak ditë më parë, konkretisht më 30 dhjetor të vitit që sapo shkoi, kryeministri Edi Rama dhe zëvendëskryeministrja, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku ishin të pranishëm në ceremoninë e hapjes së Unazës së Madhe të Tiranës, një projekt prej 28.7 kilometrash i gjatë, që lidh kryeqytetin me të gjitha rrugët dalëse kombëtare.

Ndërkohë që zonja Balluku deklaroi triumfalisht më 30 dhjetor hapjen e aksit si një vepër të përfunduar, faktet flasin ndryshe: Unaza e Madhe ende nuk është e plotësisht funksionale, dhe shumë pjesë të saj vazhdojnë të jenë kantier ndërtimi. Një nga segmentet më problematike mbetet ai pranë rrethrrotullimit të Freskut, ku punimet vazhdojnë, duke penguar lidhjen e plotë të unazës. Banorët e zonave të Shkozës dhe Freskut e kanë ende të pamundur aksesin direkt në drejtim të lagjeve të tyre. Ky ngërç i infrastrukturës ka detyruar shumë qytetarë të shkelin rregullat e qarkullimit, madje edhe të rrezikojnë jetën, siç është rasti i një qytetari që lëvizi me biçikletë në një segment të paaksesueshëm.

Balluku e ka prezantuar Unazën e Madhe si një projekt historik që do të lehtësojë trafikun e Tiranës dhe do të zhvillojë zonat periferike, por situata aktuale është larg këtyre premtimeve. Nga 28 kilometrat që përbëjnë aksin, pjesa veriore është përfunduar vetëm 95%, ndërsa segmente të tjera mbeten larg standardeve të premtuara. Kjo situatë hedh dyshime serioze mbi deklaratat e ministres për finalizimin e projektit brenda afateve.

Detajet

Në vend që të lehtësojë trafikun, Unaza e Madhe vazhdon të krijojë pengesa dhe kaos në disa zona. Ndërkohë që qytetarët presin një zgjidhje për radhët e gjata në hyrje-daljet e Tiranës, shpalljet propagandistike nuk arrijnë të fshehin vonesat dhe problemet strukturore. Një tjetër aspekt shqetësues është transparenca e munguar mbi fondet dhe afatet e projektit. Përse Balluku nxiton të inaugurojë segmente të papërfunduara, kur është e qartë që akoma mbetet shumë për të bërë? Ky qëndrim sugjeron se prioriteti i vërtetë nuk është përmbushja e premtimeve ndaj qytetarëve, por promovimi personal dhe politik. Zgjidhja e problemeve infrastrukturore është thelbësore për zhvillimin e Tiranës, por mbivlerësimi dhe ekzagjerimi i arritjeve rrezikon të dëmtojë seriozitetin e qeverisë.

 

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related