U paraqit para SPAK-ut, Berisha jep deklaratë për mediat

Data

Kreu i PD Sali Berisha u paraqit para SPAK në lidhje me masën e sigurisë “Detyrim paraqitje” të vendosur nga Apeli i GJKKO.

Në një deklaratë për mediat Berisha shprehet se do të sulmoj gjithmonë ata persona që bashkëpunojnë me krimin.

“Organizata kriminale SPKAP i partisë kërkoi që Berishës t’i kthehet Arrest në shtëpi sepse prishkam provat.
Do të sulmoj të gjithë ata që bashkëpunojnë me krimin. Berisha ka sulmuar dhe do të faktojë që sot se si Dumani fle mbi dosje krimi, do faktoj se si këta anëtarë të organizatës kriminale në deklaratat e tyre deklarojnë se është blerë me 380 metra katrorë apartamentin, ndërsa ekspertët i kërkon të vlerësojnë me 500 metra katrorë ndërtimet e viteve ’70.

Dumani është kryekriminel elektoral sepse ka mbyllur të gjitha dosjet e krimit monstruoz kriminal.
Aty gjeta McGonigalin që po i bënte kurs Dumanit, po i bënte kurs.
Mund t’ju duket çudi por kjo është e vërteta. Nuk e solla unë McGonigal aty. Ai i thoshte kështu duhet të veprosh herët e tjera”, tha ai.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related