Shqipëria në “black out”, disa qytete zhyten në errësirë. Po Belinda ku është?

Data

Prej disa orësh, disa prej qyteteve kryesore të vendit janë përfshirë nga një black-out total.

Lushnja, Fieri, Kuçova, Berati, Vlora, Rrogozhina, Kavaja dhe Durrësi janë zhytur në terr pas shkëputjes së energjisë elektrike. Nuk dihet ende se cili ka qënë shkaku i këtij “black out-i” total.

Ndërprerja e energjisë ka bërë që të bllokohet një varkë lëkundëse në sheshin qendror të qytetit të Fierit. Thuhet se në të kanë qenë disa fëmijë duke u argëtuar, të cilët fatmirësisht kanë zbritur.

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, nuk duket asgjëkundi duke e lënë gjysmën e vendit në terr e duke shkaktuar kështu dëm ekonomik për shumë biznese.

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka detyrën të garantojë furnizimin e pandërprerë me energji, por ajo po dëshmon gjithmonë të kundërtën dhe në rastet kur duhet të sqarojë situatën, fshihet duke mos reaguar.

Balluku vërtetoi edhe njëherë se është e paaftë për të përballuar krizat energjetike.

Anijet e quajtura “Tigri 1” dhe “Tigri 3”, të cilat u ankoruan në brigjet e detit Jon shtatorin e vitit 2022 me qëllim përmbushjen e nevojës së vendit për energji, në kushtet e një krize energjetike globale, vijojnë të mos funksionojnë.

Edhe pse kanë kaluar vite nga ankorimi i tyre në Triportin e Vlorës dhe janë paguar 68 milionë dollarë, dy termocentralet lundruese të Belinda Ballukut ende nuk janë vënë në punë.

  • Reagime nga politika për dy TEC-et lundruese në Vlorë

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, thotë se Shqipëria është në terr për shkak të korrupsionit dhe se ndonëse digat janë plot, për qytetarët nuk ka energji elektrike.

Më tej ai komenton edhe dy TEC-et në Vlorë “Tigri 1” dhe “Tigri3” për të cilat janë investuar miliona euro por që deri më tani sipas tij këto TEC-e nuk prodhojnë asnjë kilovat energji elektrike.

Blushi ka ironizuar SPAK, që sipas tij “ndriçon” si yll në fanarin e Partisë dhe “ngrohet” nën sqetullën e Edi Ramës dhe Qeverisë.

“Shqipëria në terr për shkak të korrupsionit! Digat plot dhe energji elektrike nuk ka!

Miliona euro investime për rrjetin energjitik dhe gjysma e vendit në errësirë totale.

Qindra milion euro hanë “Tigri 1” dhe “Tigri 3” (dy TEC-e lundruese në Vlorë) dhe ende nuk prodhojnë asnjë kilovat energji. Këto janë “krimet intelektuale” që e kanë zhytyr sot vendin në terr.

Shqiptarët në errësirë, SPAK-u “ndriçon” si yll në fanarin e Partisë dhe “ngrohet” nën sqetullën e Edi Ramës dhe Qeverisë.”- shkruan Blushi.

Kryedemokrati Sali Berisha shkruan: “Qyteti i Vlorës, Fierit, Durrësit, Lushnjës dhe Sarandës në “blackout,” errësirë totale. Digat plot! Shkaku?! Vjedhjet!”.

Sekretarja për Marrëdhëniet me Publikun në Partinë Demokratike, Jola Hysaj, krahas një fotoje ku shihet Durrësi në errësirë, shkruan se ka dy anije të ankoruara në Portin e Vlorës, “Tigri 1” dhe “Tigri3 “, të cilat do të shërbenin si gjenerator në rast emergjencash, por kjo gjë nuk ndodhi kurrë, dhe ne vazhdojmë paguajmë ende.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related