Kukësi është zgjuar mëngjesin e kësaj të shtune i zbardhur nga dëbora. Në qytet trashësia nuk i ka kaluar 5 cm, por në zonat e thella trashësia ka arritur deri në 40 cm duke sjellë edhe probleme për shumë banorë.
Në Bashkinë Has janë fshatrat si Kishaj, Cahan, Muje e Pogaj që kanë probleme me lëvizjen për shkak të borës.
Një numër i madh banorësh vijojnë të vuajnë mungesën e energjisë elektrike pas dëmtimit të linjave nga stuhia e borës.
Aktualisht, Njësitë Administrative Topojan, Shishtavec, Zapod, Surroj e Kolsh në Kukës janë pa furnizim me energji.
