Një Gjykatë Apeli Federale në Shtetet e Bashkuara ka hedhur poshtë ankesën e presidentit të zgjedhur, Donald Trump, për të përmbysur vendimin e një jurie që vitin e kaluar kishte konstatuar se Trump kishte abuzuar seksualisht ndaj shkrimtares E. Jean Carroll në mesin e viteve ’90.
Gjykata e Dytë e Apelit ka vendosur që avokatët e Trump-it nuk kanë arritur të tregojnë se gjykata e shkallës së parë kishte bërë gabime në asnjë nga vendimet e kundërshtuara.
Në vitin 2022, një juri e gjeti Trump përgjegjës për abuzimin seksual ndaj Carroll në një dhomë prove të dyqanit të madh Bergdorf Goodman në Manhattan dhe gjithashtu konstatoi se ai kishte bërë deklarata shpifëse ndaj saj. Për këtë, Trump u dënua me një dëmshpërblim prej 5 milionë dollarësh.
Në një proces tjetër civil të ndarë, një juri tjetër ka urdhëruar që Trump të paguajë 83 milionë dollarë Carroll-it. Megjithatë, ankesa e Trump-it ndaj këtij vendimi është ende në shqyrtim.
