Nga zonat e (pa)mbrojtura te lojërat e fatit/ Nismat kryesore ligjore gjatë vitit 2024

Data

Gjatë vitit 2024, mazhoranca avancoi ligje arbitrare që vënë në diskutim statusin e zonave të mbrojtura apo rikthejnë lojërat e fatit, ndërsa të paktën në dy raste, ajo i bashkoi votat me opozitën për të miratuar “amnistinë penale” dhe reformën zgjedhore.

Gjatë vitit 2024, Kuvendi i Shqipërisë ishte kryesisht një arenë përplasjesh mes deputetëve të mazhorancës dhe atyre të opozitës, pasi këta të fundit ndërmorrën një sërë aksionesh bllokuese të prezantuara prej tyre si një formë e mosbindjes civile. Me pak përjashtime, Kuvendi vazhdoi gjithashtu traditën e miratimit me ‘forcën e kartonit’ të nismave të rëndësishme ligjore, të cilat kundërshtohen se fshehin qëllime klienteliste nga përfaqësuesit e opozitës dhe grupet e tjera të interesit.

Në disa raste, projektligjet mbërritën në Kuvend si nisma të deputetëve socialistë dhe u ndryshuan rrugës përmes propozimeve të orës së fundit të qeverisë, pa iu nënshtruar konsultimeve publike. Në dy raste, deputetët socialistë dhe ata demokratë bashkuan votat për të miratuar një amnisti të gjerë penale si dhe ndryshimet e Kodit Zgjedhor që i paraprijnë zgjedhjeve parlamentare të vitit 2025. Më poshtë gjeni një listë të ndryshimeve kryesore ligjore të miratuara gjatë vitit që po lëmë pas.

Dëmtim pa kthim për Zonat e Mbrojtura

Një projektligj i firmosur nga disa deputetë socialistë dhe më pas i ndryshuar në minutën e fundit nga disa propozime të qeverisë, i hapi udhë ndërtimit të hoteleve luksoze dhe infrastrukturës mbështese në zonat e mbrojtura. Mazhoranca socialiste e miratoi në mënyrë të njëanshme ligjin, pavarësisht kundërshtimit të organizatave mjedisore dhe delegacionit të Bashkimit Europian në Tiranë. Ndryshimet e reja rrezikojnë, sipas aktivistëve mjedisorë, dëmtimin pa kthim të natyrës së mbrojtur, duke lejuar ndërtime të rënda brenda tyre për arsye ekonomike dhe turistike.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related