Ndahet nga jeta ish-trajneri i Dinamos, Duka: Personalitet i vlerësuar

Data

Këtë të premte, ish-trajneri i Dinamos, Stavri Lubonja ka ndërruar jetë në moshën 89-vjeçare pas një beteje me një sëmundje të gjatë.

Ish-sulmuesi i Dinamos dhe Kombëtares shqiptare gjatë viteve 1950-1960 njihej si një golashënues i spikatur, që la gjurmë të thella në karrierën e tij. Pas përfundimit të futbollit të luajtur, ai vijoi të kontribuonte si trajner dhe drejtues i klubit Dinamo, duke dhënë një kontribut të rëndësishëm në zhvillimin e sportit në vend.

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, ka shprehur ngushëllime të thella për humbjen, duke vlerësuar Lubonjën si një personalitet të çmuar për natyrën e tij të çiltër dhe respektin për kolegët e komunitetin sportiv.

Postimi i Dukës:

Një lajm i trishtë për komunitetin e futbollit na erdhi në këtë fundvit. Është ndarë nga jeta Stavri Lubonja, ish-sulmues i shquar i viteve 1950’60 i Dinamos dhe ekipit Kombëtar. Golashënues i spikatur dhe lojtar elegant, që pasi e mbylli me futbollin e luajtur vijoi karrierën si trajner dhe drejtues i klubit Dinamo. Personalitet i vlerësuar nga i gjithë komuniteti i futbollit për natyrën e çiltër dhe respektin që kishte për njerëzit e futbollit dhe kolegët. I shpreh ngushëllimet e mia më të ndjera familjes Lubonja dhe të afërmve e miqve të tij. I përjetshëm qoftë kujtimi i tij!

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related