‘Mazhoranca po përballet me rënie të votave’, deputeti tregon çështjet që shqetësojnë Ramën për zgjedhjet e 11 majit

Data

Deputeti demokrat Lefter Gështenja ka vënë në pah dy çështje që, sipas tij, janë duke shqetësuar Kryeministrin Edi Rama dhe mazhorancën: pensionistët dhe vota e diasporës.

Gjatë një interviste televizive, Gështenja theksoi se mazhoranca po përballet me një rënie të votave dhe po synon këto dy grupe si target për zgjedhjet e ardhshme.

Sipas tij, mazhoranca po përdor mekanizma si patronazhistët dhe administratën për të siguruar votat e diasporës, ndërkohë që opozita po punon për të forcuar mbështetjen tek pensionistët dhe për të strukturuar një qasje ndaj diasporës.

Gështenja shtoi se kreu i demokratëve, Sali Berisha, ka nisur takime me pensionistët pas daljes nga “arresti i shtëpisë,” ndërsa PD ka krijuar një ekip të kryesuar nga Jozefina Topalli për t’u angazhuar me diasporën dhe votën e saj.

“Mazhoranca po përdor administratën si pastronazhistët me qëllim të të marrë votat e Diasporës. Kreu demokrat Sali Berisha që nga momenti që dol inga arresti i shtëpisë ka nisur takimet me pensionistët, ndërkohë që PD ka ngritur ekipin e saj të kryesuar nga Jozefina Topalli, lidhur me votën e Diasporës”, tha Gështenja.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related