Unaza e Madhe e Tiranës/ Balluku: Qarkullimi i automjeteve nis ditën e hënë

Data

Pasditen e së hënës Unaza e Madhe e Tiranës do të jetë gati për qarkullimin e automjeteve. Aktualisht po punohet për detajet e fundit që kanë të bëjnë me vendosjen e sinjalistikës dhe elementëve të tjerë të sigurisë rrugore.

Zëvendëskryeministrja, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, së bashku me drejtorin e Autoritetit Rrugor Shqiptar, Gentian Gjyli ishin në lotin 5, ku po punohet për hedhjen e shtresave të fundit asfaltike dhe vendosjen e tabelave informuese

Drejtori Gjyli bëri të ditur se punimet kanë ecur me ritme të shpejta. Ndërhyrja e OSHEE dhe OST bëri të mundur gjithashtu zhvendosjen e linjave nëntokësore të energjisë për ti hapur rrugë kantierit.

Zëvendëskryeministrja Balluku tha se gjatë këtyre javëve është punuar me forca të shtuara, pavarësisht kushteve të motit, për të bërë të mundur finalizimin e kësaj vepre në afatin e parashikuar. Balluku tha se Unaza e Madhe është një vepër e rëndësishme, jo vetëm për kryeqytetin, por dhe për qytetarët të cilët vijnë nga zona të tjera, pasi lidhet me të gjitha autostradat.

Unaza e Madhe e Tiranës, krahas korsive të shpejtësisë së automjeteve, ka pjesë të projektit edhe elementët urbanë, si ndriçim dhe gjelbërim, duke qenë se kalon përmes zonave të banuara. Për këmbësorët do të ketë gjithashtu hapësira të dedikuar.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related