Bashkim Ulaj nyja lidhëse e Belinda Ballukut me Sali Berishën, banorët e Roskovecit dalin në protestë kundër…

Data

Bashkim Ulaj, pronar i kompanisë së fuqishme “Gener 2”, ka ndërtuar një perandori ekonomike duke përvetësuar kontrata publike të majme në sektorë të ndërtimit dhe energjisë. Emri i tij është lakuar shpesh si simbol i klientelizmit dhe kapjes së shtetit nga bizneset e mëdha. Ulaj ka gëzuar mbështetje nga pushtete të ndryshme në dekadat e fundit, duke u pozicionuar si një figurë e fuqishme mes qarqeve politike dhe ekonomike. Së fundmi sa vjen dhe bëhet më e qartë se nyja lidhëse mes ministres Belinda Balluku dhe kreut të PD Sali Berisha mund të kuptohet më së miri nëpërmjet Bashkim Ulajt.

Si në kohën e Berishës, ashtu edhe në periudhën e qeverisjes aktuale, Ulaj ka arritur të mbajë pozita të forta në sektorin ekonomik të vendit. Sali Berisha nuk sulmon rrugët koncesionare që Ulaj ka marrë nga dora e Ballukut dhe disa herë i ka quajtur investime serioze e cilësore, duke akuzuar vetëm qeverinë që i ka vonuar. Madje besniku i Berishës Flamur Noka, pak ditë më parë në momentin kur deputeti i opozitës Agron Shehaj nisi të denonconte Ballukun dhe Bashkim Ulajn, u ndërpre në mes dhe u largua me forcë nga Foltorja e Kuvendit. Po përse Sali Berisha e ka mbyllur gojën për Bashkim Ulajn dhe Gener 2 dhe nuk e hap si çorape siç e bën me këdo tjetër?

Kjo histori është fare e thjeshtë: Përveç koncensioneve të shumta dhe ekskluzive edhe apartamente ku banojnë ai me Lirinë, Argita me dhëndrin dhe Shkëlzeni në rrugën “Mustafa Matohiti” në Tiranë, janë ndërtuar nga Bashkim Ulaj dhe janë marrë nga familja Berisha në rrethana shumë të dyshimta dhe kompromentuese. Këto apartamente dhe garazhe po aty janë në skanerin e SPAK pas hetimeve për klubin “Partizani”. Edhe zyra me qira e Sali Berishës ndodhet në shumëkatëshin luksoz të ndërtuar nga botuesi dhe ndërtuesi Ulaj përballë Radio Televizionit Shqiptar. Pse Berisha nuk sulmon edhe skandalin me firmosjen e lejes së Ballukut për ndërtimin e një termocentrali që do prodhojë energji me gaz, banorët e Roskovecit? Është shumë e qartë, pasi në këtë projekt një pjesë të tortës do e marrë edhe Bashkim Ulaj.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related