Kryebashkiaku i Tiranës në SPAK, avokati Caca: Procesi hetimor ka arritur në pikën finale, ja çfarë mund të ndodhë

Data

Prej orës 09:00 kryebashkiaku i Tiranës po dëshmon para agjentëve të BKH-së si person që ka dijeni në lidhje me hetimin e nisur nga Prokuroria e Posaçme. Burimet bëjnë me dije se Veliaj është thirrur në SPAK me kërkesë të prokurorit Ols Dado.

Lidhur me këtë avokati Përparim Caca, i ftuar në një intervistë televizive, u shpreh se kjo është hera e dytë që Veliaj shkon dhe dëshmon në SPAK çka hedh dyshime për korrupsion nga ana e tij.

Ai tha se procesi hetimor ndaj Veliajt ka arritur në pikën finale, por se rikthimi i tij në SPAK tregon se kryebashkiaku është në probleme. Sipas tij dëshmia sot është për disa afera dhe jo vetëm për hetimin pasuror, por ajo që dyshoj është se kjo çështje do të pushohet.

“Kjo është hera e dytë që Veliaj shkon në SPAK, e para ka qenë 24 prill 2024 në të cilën ishte për hetim pasuror dhe janë dhënë të gjithi deklarimet nga ana e tij, por si duket ‘kolegët’ e kanë kthyer për zhvillimet e reja që kanë ndodhur, sot janë marrë dhe janë kthyer telefonat dhe e rëndësishme është se kemi të bëjmë me një procedim penal të dyshuar gjithmonë të korrupsionit pasiv kështu që unë mendoj se hetimi ka hyrë në pjesën finale.

Besoj se në deklarimin e dhënë do jepen gjetjet për bashkëshorten dhe vëllain e tij.”

I pyetur se çdo të thotë hetimet kanë arritur në pikën finale, Çaça tha se beson se deklarimi i sotëm ka të bëjë pikërisht me atë që është konstatuar nga sendet e sekuestruara dhe përftuara prej tyre.

“Nëse do ishin shteruar të dhënat nuk do të kishte arsye pse të rikthehej sot pas 24 prillit. Prandaj nuk është aq e lehtë, paraqitja e tij është mbi bazën            e atyre që janë konstatuar e gjetur në sajë të hetimit. Për momentin ne jemi se sot kemi një deklarim të dytë dhe do të jetë gjithëpërfshirës, që s’mund të jetë vetëm për hetim pasuror, por për disa afera.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related