“Afati i fundit deri pas mesnate”, Kurti thirrje emigrantëve të regjistrohen për votim

Data

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka ftuar sërish emigrantët që të regjistrohen për të votuar në zgjedhjet e 9 shkurtit.

Ai në një vide në Facebook, iu është drejtuar mërgatës duke theksuar se procedura për një gjë të tillë kurrë s’ka qenë më e lehtë.

‘‘Mërgatë e dashur, ju falënderoj të gjithëve që jeni regjistruar për të votuar nga jashtë vendit në ambasadat e konsullatat tona dhe përmes postës. Afati i fundit është sonte, ora 23:59 minuta. Andaj ju që ende nuk jeni regjistruar, regjistrohuni dhe përfitoni nga lehtësirat që kemi bërë për ju për të qenë pjesë e zgjedhjeve tona dhe vendimeve të përbashkëta. Më lehtë e më thjeshtë kurrë nuk ka qenë’’, ka thënë Kurti në videon e publikuar në Facebook.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related