Akuzat e PD-së/ Linda Rama: Më vlerësuan si profesioniste, nuk mund të dyshojnë në etikën time

Data

PD i ka dërguar një letër bordeve të donatorëve UNDP, ILO, UNICEF dhe USAID, ku ka ngritur akuza se Linda Rama, në konflikt interesi, ka hartuar ekspertiza për gjendjen ekonomike të Shqipërisë

Këtyre akuzave i është përgjigjur mbrëmjen e djeshme bashkëshortja e kryeministrit Edi Rama.

Ajo tha mbrëmjen e së mërkurës në emisionin “Opinion” se këtë letër e sheh si një vlerësim si profesioniste.

Linda Rama deklaroi se si e tillë nuk mund t’i dyshosh etikën një profesionisteje.

“Faleminderit shumë për pyetjen. Është e vërtetë ky është një zhvillim i muajit të kaluar në mos gabohem ku Grupi Parlamentar i PD me firmën e të gjithë anëtarëve të grupit i drejtoi një letër të gjithë institucioneve ndërkombëtare që kanë prezencën në Shqipëri duke iu kërkuar që të mos më angazhojnë mua në aktivitetin e tyre. Ndërkohë që unë kam 25 vite që punoj në mënyrë të vijueshme me institucionet ndërkombëtare. Tani ka dy momente në atë letër që sipas meje mund të komentohet më shumë.

anë dy momente që meritojnë sipas meje një vëmendje të posaçme sepse besoj se i shërbejnë dhe interesit publik. E para, në atë letër Grupi Parlamentar i PD shpreh vetëdijen e tij dhe konfirmon që unë jam një eksperte e padyshuar për aftësitë e mia profesionale. Mendoj se kjo është një risi në traditën politike në Shqipëri aq më shumë në nivele të tilla institucionale që të konfirmojnë, që është niveli më i lartë politik. Grupi Parlamentar i PD, i opozitës që të konfirmojë aftësitë profesionale të një njeriu të lidhur me kundërshtarin e tyre politik. Në mozaikun tim të konfirmimeve dhe të vlerësimeve për aftësitë e mia profesionale unë mund të them që ky mozaik tashmë është i plotë.

Po, më ka pëlqyer! Po nuk ka një profesionist i cili vlerëson gjithë jetën në profesionin e vet që të mos vlerësojë faktin që në mozaikun e plotë të konfirmimeve që merr për profesionin. Unë e kam marrë nga ndërkombëtarët, unë e kam marrë nga kolegët, unë e kam marrë nga ata të cilët punojnë në të njëjtën fushë siç punoj unë, e kam marrë dhe sot nga Grupi Parlamentar i partisë opozitare dhe për mua kjo është një arritje shumë e madhe. Momenti i dytë që meriton vëmendje është që ndërsa pohohet që unë jam një profesioniste shumë e mirë thuhet që dyshohet etika dhe objektiviteti i produktit të një profesionisti shumë të mirë”, u shpreh ajo.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related