Të degradosh një institucion të arsimit të lartë është akuzë që e dëgjojmë rëndomtë në mjedisin akademik, mediatik dhe politik që me fillimin e reformimit të këtij sektori nga kryeministri Rama. Akuzat e artikuluara anatemojnë qeverinë dhe kryeministrin për futje të duarve dhe goditje të sistemit të arsimit të lartë me ligjin e miratuar në vitin 2015. Megjithëse ne përgjithësi kjo frymë ka qene e nxitur nga forcat politike opozitare pas çdo debati qeveria është ulur në tavolinë me universitetet dhe ka lëshuar gjithmonë e më shumë terren në favor të tyre. Nëse do të hedhim një vështrim seç ndodh në një institucion të arsimit të lartë ku ky ligj përdoret për “letër higjienike” do të kuptojmë dhe kujtojmë se sa e nevojshme dhe thelbësore ka qene miratimi i ligjit për arsimin e lartë nga kryeministri Rama.
Në mungesë të këtij ligji Rektorët ishin kthyer në “bajraktarë të vegjël” ku vetëm për arsimin e lartë cilësor as që behej fjalë. Por fatkeqësisht, pavarësisht ligjit për arsimin e lartë, ka ngelur një ekzemplar për ta studiuar. Akademia e Sigurisë, institucion i arsimit të lartë, i akredituar, jo vetëm nxjerrë zbuluar strukturat përgjegjëse për monitorimin e këtij institucioni por dhe urgjencën për implementimin me korrektësi të ligjit për arsimin e lartë. Duke qenë në dukje një institucion akademik i vogël, në formatin e një Akademie, ky institucion me “punën e palodhur” të Rektorit të saj, Ilirjan Mandro ka arritur t’i shpëtojë vëmendjes të strukturave përgjegjëse për arsimin e lartë, të cilat janë të fokusuara në monitorimin e institucioneve të mëdha universitare.
