Qendra Kulturore Kombëtare për Fëmijë, synimi për ta kthyer në një qendër multieventesh

Data

Qendra Kulturore Kombëtare për Fëmijë do të rrisë kapacitetet për aktivitete të ndryshme jo vetëm kombëtare, por edhe ndërkombëtare. Kjo qendër është në ndërtim, ku salla kryesore do të akomodojë deri në 400 persona. Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit Blendi Gonxhja inspektoi kantierin e Qendrës Kulturore Kombëtare për Fëmijë dhe skenës së re për fëmijët, të rinjtë e të gjitha grupmoshat. Sipas Gonxhes, kjo ndërtesë e re moderne, me sipërfaqe 6,500 m², ofron hapësira të reja për publikun dhe artistët, duke rritur kapacitetet për aktivitete rajonale, kombëtare e ndërkombëtare! “Salla kryesore: Kapaciteti rritet ndjeshëm, duke akomoduar deri në 400 spektatorë, përfshirë edhe shfaqjet në natyrë, me një skenë dyfaqëshe që ka edhe opsion të hapjes drejt Parkut të Madh të Tiranës, në ditë dhe muaj që moti e lejon. Dizajni ruan intimitetin dhe afërsinë me skenën, falë formës së auditorit dhe ballkonit-skenë qe krijohet nga porta teknologjike e fasadës. Salla dytësore: Një hapësirë tjetër multifunksionale për prova, shfaqje më të vogla, apo për prodhime teatrore, me akses të drejtpërdrejtë në kullën e skenës”, shprehet ministri Gonxhja. Sipas ministrit të MEKI-t synimi është për ta kthyer atë në një qendër multieventesh e fleksibël, mikpritëse për performanca, prodhime, eksperimente, pavarësisht nga lloji i shprehjes artistike, nga trupa teatrore e deri në shfaqje të trupës së Cirkut Kombëtar. “Hapësira edukative: Klasa aktrimi, kërcimi, muzike, pikture, dhe punëtori e module të ndryshme programesh për edukimin e fëmijëve përmes artit, kulturës dhe inovacionit”, shprehet ministri Blendi Gonxhja në një postim në rrjete sociale. Të gjitha hapësirat janë të projektuara për të ofruar përvojën më të mirë, duke transformuar këtë qendër në një pikë referimi për artin dhe kulturën e fëmijëve dhe të rinjve në Shqipëri.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related