Abilekaj: Opozita të intesifikojë aksionin për rrëzimin e kësaj qeverie

Data

Gazetari Enton Abilekaj, ka komentuar protestën e ditës së djeshme, ku e konsideron të vonuar krijimin e një qeverie teknike në mars.

I ftuar në Syri TV, Abilekaj tha se qeveria teknike, duhet të mbyllet brenda marsit, në mënyrë që të merren masa për garantimin e zgjedhjeve të lira e të ndershme, pasi ekziston mundësia në ndikimin e procesit zgjedhor.

Sipas Abilekajt, opozita duhet të intesifikojë aksionin e saj deri në rrëzimin e kësaj qeveria, në të kundërt rezultati do të jetë i fituar në tavolinë, sërish nga mazhoranca, duke pasur parasysh se ka në anën e saj policinë politike.

Kjo çështje të mbyllet brenda masrit që të merren masa për zgjedhje të lira e të ndershme. Është e vështirë, pasi ka një organizim të gatshëm të grupeve shtetërore e jo shtetërore për të për të shkelur ligjin e për të ndikuar procesin zgjedhor. 3 muaj është afat i shkurtër. Mosbindja civile është shumë e vonë dhe s’ka krisur ende në themel këtë qeverisje, duhet të intesifikohet e të bëjë bllokim deri në rrëzimin e qeverisë. Ndryshe do të kemi një rezultat të paravendosur zgjedhor.

Një pjesë e policisë është e mbushur me efektivë që i bindet urdhrave partiakë e jo ligjit, provokonin protestuesit, përplaseshin me ta. Kemi një deputet në spital, dhjetëra të proceduar për të dhënë idenë se kjo është revoltë që s’po arrin qëllimin. Duke pasur parasysh këtë ngarkesë militantësh në polici, qeveria teknike të arrihet brenda shkurtit, që të depolitizohet administrata. Nëse nuk ndodh do ta kemi shumë të vështirë. Nëse do të ketë këtë masë politike në polici, zgjedhjet do të jenë të vështira.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related