Dhunohet nga policia Sekretarja për Marrëdhëniet me Publikun në PL, Xhixho publikon videon: Çnjerëzore, e turpshme

Data

Pas Tedi Blushit, një tjetër denoncim i fortë i dhunës së policisë në protestën e opozitës pasditen e sotme vjen sërish nga radhët e Partisë së Lirisë.

Deputetja Erisa Xhixho ka publikuar me video pamjet e dhunës, që ajo thotë se është ushtruar ndaj Arla Merjes, Sekretare për Marrëdhëniet me Publikun në Partinë e Lirisë.

DENONCIMI I XHIXHOS

Kjo është fytyra e narkoqeverisë që dhunon vajzat e gratë në protestën e qytetarëve të lirë.

Dënoj dhunën e turpshme të policëve ndaj Arla Merjes, Sekretare për Marrëdhëniet me Publikun në Partinë e Lirisë.

Dhuna policore çnjerëzore është mjeti i vetëm që i ka mbetur në dorë kësaj qeverie anti-shqiptare. Ajo është provë e dëshpërimit të një regjimi të zhytur në korrupsion përballë qytetarëve të lirë.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related