Gjykata Kushtetuese: Mandati i Holta Zaçajt do të përfundojë më 10 mars 2025

Data

Gjykata Kushtetuese ka votuar “pro” qëndrimit të Gjykatës së Lartë për përfundimin e mandatit të Holta Zaçajt, sipas të cilit, asaj i mbaron mandati më 10 mars 2025.

Vendimi është marrë nga mbledhja e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese.

Në përfundim Gjykata, me shumicë votash, vendosi: “Deklarimin e mbarimit të mandatit të gjyqtares së Gjykatës Kushtetuese, zonjës Holta Zaçaj, në datën 10.03.2025”.

Pas shumë diskutimeve e debateve, trupa gjyqësore i ka dhënë të drejtë Gjykatës së Lartë që Zaçaj i përfundon afati në10 mars 2025 dhe jo siç pretendon kryetarja e Gjykatës Kushtetuese në fund të 2025.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related