Agjencia e Prokurorimit Publik (APP) ka ndaluar kompaninë “Green Line” të Nadir Çaushollit të marrë pjesë në tendera për 6 muaj, pasi “ka keqinformuar autoritetet për qëllime kualifikimi”.
Kjo është goditja e dytë ndaj shoqërive të biznesmenit Çaushollit brenda pak muajve. Në Korrik të vitit 2024, kompania bazë e tij, “CFO Pharma” u përjashtua po me 6 muaj nga pjesëmarrja në tendera publikë, edhe në atë rast për “keqinformim për qëllime kualifikimi”.

Në gusht të këtij viti, kompania shtetërore e naftës, “Albpetrol” sha, shpall tenderin me objekt “Shërbim për transportin e punonjësve të Shoqërisë (QPN Gorisht + V.B. CakranMollaj)” me fond limit 12.974.917 lekë të reja.
