Autoriteti për Informim mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit 1944÷1991, ka publikuar një dokument ku jepen disa detaje lidhur me një ngjarje të gushtit 1989 në Qytetin e Studentit Tiranë. Tri studentë të Institutit të Lartë të Arteve pas mbarimit të emisionit televiziv ‘Muzikë për të gjithë’ në godinën nr.7 nisën të këndonin dhe të thërrisnin me parullat “Rroftë instituti’, ‘Artet janë bota’. E më pas nga godina nr.5 dëgjohen ‘Viva Parashqevi, Viva’, ‘Poshtë fashizmit’ dhe pastaj ‘Eja mblidhuni këtu, këtu’.
Ngjarja, e dokumentuar në dosjet e Ish-Sigurimit të Shtetit, përfaqëson shpirtin e rinisë shqiptare që, edhe në një kohë të errët, shfaqi shpresë dhe guxim për të sfiduar shtypjen, duke reflektuar ndryshimet e mëdha që ndodhnin në Evropën Lindore. “Edhe në errësirën më të madhe rinia gjen mënyrën për të shprehur lirinë e munguar, edhe pse në format më naive tē reagimit ndaj shtypjes, kontrollit dhe ndëshkimit. Tiranë, ora 21:34, e datës 20.08. 1989, në qytetin e Studentëve në mbarimit të emisionit televiziv “Muzikë për të gjithë”, në godinë nr-7, tri studente të Institutit të Lartë të Arteve nisën të këndojnë me zë ulët këngë dashurie, por atyre iu bashkohen djem e vajza të godinave të tjera, me britma dhe parulla “Rroftë Instituti” dhe “Artet janë bota” . Pas pak fillojnë nga godina 5 , dëgjohen të tjera thirrje “Viva Parashqevi, Viva”, “Poshtë fashizmit”, pastaj këngët “Eja mblidhuni këtu, këtu, bashke me ne”, etj. Po ju sjellim një episod në dukje naiv për ditët e sotme, por në vitin 1989 ky ishte një akt “i vërtetë” rrugaçërie i rinisë, po t’ju referohej izolimit dhe kontrollit të çdo qelize arsimore e kulturore me dorë të hekurt, nga strukturat e pushtetit.
