Prokuroria nis letër-porosi në Kanada, 8 kompani të huaja “pritën” 11 mln euro nga Shqipëria

Data

Shtatë ditë nga arrestimi i Darin Gëzdarit dhe Arlinda Markut për akuzën “Pastrimit të parave” dhe “Fshehjen e të ardhurave”, Prokuroria e Tiranës ka vendosur të kryejë një lëvizje proceduriale, duke dërguar letër-porosi në drejtim të autoriteteve të drejtësisë kanadeze.

Kjo lëvizje ka ardhur si pasojë e domosdoshmërisë hetimore, për të provuar nëse shuma financiare prej gati 11 milion euro, është transferuar realisht tek 8 kompanitë kanadeze dhe ku është shpenzuar kjo sasi monetare që ka mbërritur nga kompania shqiptare “Green View Marketing”.

Në foto: Darin Gëzdari dhe Arlinda Marku

Sipas “Ora News”, provohet se pikërisht nga kjo kompani janë transferuar nga 2021 deri 2022 gati 11 milion euro në drejtim të llogarive bankare të 8 kompanive kanadeze.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related