Hoqëm Tik Tokun dhe mbajtëm Noc Rrokun

Data

Më në fund qeveria shqiptare e mbylli tik tokun. Lajmin e parë  e dha ministrja e Arsimit, Manastirliu dhe sqarimet e mëtejshme i bëri Edi Rama. Gjithë gëzim dhe hare qeveria shqiptare prodhoi një lajm për fundvit që do shqetësojë të fantaksurit pas këtij rrjeti social, lajm që nuk prodhon asgjë veç propagandës të Edi Ramës dhe patronazhistëve të tij. Menjëherë pas haberit të qeverisë shqiptare nuk munguan përshëndetjet nga Vllahutin që e ngre në piedestal kampionin e lirisë Skanderbegun dhe Gjergj Elez Alinë e Shqipërisë. Në përshëndetjen e saj vihej në pah lufta me kordhë në dorë e prijësit të shqiptarëve i cili me një të nxjerrë nga midhi të kordhës shtriu në tokë bajlozin e zi Tik-Tok. Jehona mediatike kaloi kufijtë e galaktikës dhe në sytë e mbarë botës shndrin një yll shqiptar që mbush me frymëzim mbarë njerëzimin për të qërruar bajlozin siç bëri prijësi shqiptar.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related