Në fshatin Gjonç të Fierit, fermerët janë angazhuar prej dekadash në mbarështimin e gjelave të detit në mënyrë bio, por ky zanat po has gjithnjë e më shumë sfida.
Pavarësisht cilësisë së lartë, konkurrenca nga importet dhe rënia e fuqisë blerëse kanë shkaktuar një ulje të ndjeshme të numrit të gjelave të rritur në këtë zonë. Fermerët ankohen se gjelat e importuara, veçanërisht ato nga Greqia, shiten me çmime më të ulëta, duke i detyruar ata të shesin produktet e tyre me humbje.
Një fermer i zonës, pas 30 vitesh aktivitet, shprehet: “Në fillim, nuk kishte mall nga jashtë dhe njerëzit vlerësonin produktin bio. Sot, po shes me 800 lekë për kilogram, ndërkohë që misrin e blej vetë. Me këtë çmim nuk mbulojmë dot shpenzimet, pasi harxhimet janë të larta. Nuk ka ujë dhe jemi të detyruar të blejmë gjithçka, përfshirë ushqimin për gjelat.”
Fermerët shpjegojnë se rritja e gjelave të detit kërkohen përkushtim dhe kujdes të madh, pasi shpendët janë delikatë dhe shpesh sëmuren. Kjo e bën prodhimin të kushtojë shumë, dhe fermerët janë të detyruar të kërkojnë një çmim mbi 10 mijë lekë për kilogram, një çmim që shumë konsumatorë e kanë të vështirë ta përballojnë.
