“Protesta e 23 dhjetorit nuk është më mosbindje civile”, Baçi: Suksesi i protestës matet nga përfshirja e qytetarëve..

Data

Analisti Agim Baçi, i ftuar në një studio televizive, ka komentuar protestën e thirrur nga opozita më 23 dhjetor, duke thënë se mosbindja civile është gjetje e Sali Berishës për të ftuar sa më shumë qytetarë t’i bashkohen.

Sipas Baçit, opozita është instrument i shoqërisë për të përmirësuar qeverisjen, jo instrument i disa personave, ndërsashton se “të ishte sukses që në këtë protestë në Tiranën e madhe të bashkohej një pjesë e mirë e shoqërisë që nuk është pjesë aktive e PD-së”

Baçi: Është gjetje e Berishës që thotë mosbindje civile. Është model për të ftuar qytetarët për të thënë është version i vetëm për të sjellë përmirësim. Opozita është instrument i shoqërisë për të përmirësuar qeverisjen, jo instrument i disa personave. Do të ishte sukses që në këtë protestë në Tiranën e madhe të bashkohej një pjesë e mirë e shoqërisë që nuk është pjesë aktive e PD-së.

Edhe analisti Arion Sulo ka dhënë mendimin e tij duke thënë se tashmë nuk ka më mosbindje civile, por vetëm protestë.

Sulo:Kjo protestë është 5 muaj para zgjedhjeve dhe si e tillë fillon e ka pikëpyetje. Protesta vjen 27 ditë para se Trump të hyjë në Shtëpinë e Bardhë dhe disa javë pas lirimit të Berishës. Është protesta që vjen disa javë pas protestave të tjera, por është më e shkëputur. Sikur nuk ka më mosbindje civile, ka protestë për ta mbajtur gjallë. Kështu e mendoj unë.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related