Kurti: Agresioni i Rusisë dhe Serbisë e ka bërë urgjente anëtarësimin e vendit në NATO

Data

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti theksoi gjatë fjalës së tij në seancën e përbashkët plenare mes dy vendeve se agresioni i Rusisë dhe Serbisë e ka bërë urgjente anëtarësimin në NATO.

Sipas tij, aktet terroriste të financuara nga Beogradi në veri të Kosovës tregojnë pafuqinë dhe dëshpërimin e tyre.

“Ne na gëzon fakti që Shqipëria është vend i NATO-s dhe vend kandidat në BE. Ne do anëtarësohemi sepse do të bëhemi gjithmonë më të fortë. Agresioni i Rusisë, sulmet në Kosovë, Rusia dhe Serbia e kanë bërë urgjente anëtarësimin në NATO, besojmë që Shqipërinë e kemi në krah, ta tejkalojmë kriterin që është i vendosur në samitin e Uellsit. Edhe në Kosovë edhe në Shqipëri besoj se duhet t’i kushtojmë rendësi 4 kategorive. Sot në Kosovë mund të ketë akte terroriste sporadike, terrorizmi të financuar nga Serbia është shprehje e pafuqisë së tyre, dikur kur kishin kontrolle i bënin këto akte, ky është fundi i tyre. Aktet terroriste të Serbisë tregojnë dëshpërimin e tyre”, tha Kurti.

Në fjalimin e tij, Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, bëri një përmbledhje të marrëveshjeve të nënshkruara mes Shqipërisë dhe Kosovës, por gjithashtu u ndal edhe tek situata e sigurisë në veri të Kosovës.

Kurti theksoi se Kosova ka tashmë kontroll të plotë mbi veriun e vendit, duke shtuar se aktet e fundit të dhunshme janë dëshmi e dëshpërimit të grupeve që nuk kanë më asnjë kontroll mbi territorin.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related