Ç’mendojnë për SPAK? Flasin Qori, Shehaj dhe Soko: Duhet të kalojë “vijën e kuqe”, pushtetin

Data

Në emisionin “Të Paekspozuarit” kanë qenë të ftuar disa nga kryetarët e partive të reja, ku ndër të tjera ata janë pyetur edhe për qëndrimin që kanë ndaj SPAK dhe drejtësisë së re.

Pano Soko tha se i kanë dhënë besim SPAK, duke depozituar edhe padi, por u shfaq kritik për faktin se Prokuroria e Posaçme nuk u ka shkuar deri në fund aferave të mëdha, siç është rasti i inceneratorëve.

Agron Shehaj tha se ka një pritshmëri të madhe te SPAK, sikur ky institucion do të zgjidhë gjithë problemet e Shqipërisë, por kjo është detyrë e politikës. Ai deklaroi se SPAK ka disa arritje, por duhet të kalojë vijën e kuqe që është pushteti.

Ndërsa Arlind Qori deklaroi se puna e SPAK është e pakryer, por tha se vendi mund të ndryshojë vetëm kur njerëzit të bashkohen dhe të ushtrojnë trsyni ndaj institucioneve dhe qeverisë.

Analisti Andi Bushati tha se këto qëndrime janë “dëshpërimisht” të ngjashme, ndërsa ai e konsideron SPAK një institucion të kapur dhe në shërbim të regjimit të Edi Ramës.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related