Analisti Andi Bushati duke folur në një emision televiziv tha që ka një lloj korrace mbrojtje nga SPAK-u dhe GJKKO ndaj kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj, i cili sipas tij deri tani po trajtohet mbi ligjin.
SPAK zbulon aferat e Dritan Agollit të FSHZH-së, gazetarja: Ja kompanitë dhe pronat e përfshira në skemë
Sipas Bushatit Veliaj është i zëvendësueshëm, por ende i duhet Ranmës, pasi ka 13 mijë të punësuar në bashki dhe një pushtet financiar. Bushati theksoi se duket sikur ka një mbrojtje që Veliajt si person mos i prishë punë organizatës së madhe.
“Edhe unë renditem te ata njerëz që them së paku Veliaj s’është si gjithë qytetarët e tjerë, deri tani po trajtohet si një mbi ligjin. Ata që thonë se drejtësia po funksionon, thonë që Veliaj është i parë zyrtar i këtij niveli që i bëhet kontroll banese, që iu bë sekuestro e telefonit, etj. Ka marrë një lloj goditje që e ka masakruar politikisht.
Por po të shohim SPAK-un dhe GJKKO-në, duket sikur ka një korracë mbrojtje ndaj Veliajt. Duket sikur Veliaj edhe mund të preket por si hajdut i rëndomtë, që ka pasur marrëdhënie me një trafikant. Veliajt s’iu bë kontroll as për inceneratorin e Tiranës, as 5D, por thjesht se dyshohet se mund të ketë marrë ryshfet nga njerëz që kanë përfituar nga kjo detyre.
Duket sikur ka një mbrojtje që Veliajt si person mos i prishë punë organizatës së madhe. Nuk mendoj që Veliaj peshon në zgjedhjet e ardhshme. Ramës patjetër i duhet, me gjithë se e ka të zëvendësueshëm, për pushtetin financiar. Është një bashki që ka punësuar 13 mijë veta, i gjithë 26 mijë vota në Tiranë. Ka një ushtri, pushtet financiar, mund ta ndihmojë Ramën në zgjedhje, megjithëse nuk është i pazëvendësueshëm në piramidën e manipulimit të votave në Tiranë”.
Lidhur me partitë e reja, Bushati thotë se prioritare në Shqipëri nuk është ngritja e alternativave, por krijimi i një fronti të përbashkët për të rikthyer ndershmërinë e votës.
