Nga Basir Çollaku
Nuk dihet kush e ngarkoi të ngarkuarën me punë, Nancy VanHorn, të bëjë qoka politike, duke lexuar tekstin e lënë në arkiv nga Yuri Kim. Një ambasadë që ende nuk ka shënuar një rresht për fitoren e presidentit të ri Donald Trump. Madje as nuk kanë pipëtirë për faljen e presidentit në detyrë Joe Biden ndaj të birit Hunter Biden, i dënuar nga drejtësia amerikane. Për një masë dënimi deri në 25 vite. Për korrupsion histori droge e armësh. Me rusë, kinezë, shqiptarë. Por ata janë të pandjeshëm për korrupsionin amerikan çuditërisht. Pastaj kthehen kundër opozitës.
Në tre vite asnjë fije letre nuk kanë nxjerrë për të na treguar korrupsionin e madh. Zero përgjigje edhe ndaj kongremenëve amerikanë për çështjen e Berishës. Po sa herë Edi Rama është pikiatë me krimin besimin vjedhjen zgjedhjet, Ambasada nxjerr tekstet e Yurit. Mund të ketë dhe opozitarë ambasadash të cilët u ka rënë ushkuri politik dhe qurraviten në krahë diplomatësh. Ka deputetë ëndërrimtarë me sigël PD e me përqafime Sorosi duke pritur gradime politike në gardhe ambasadash.
Tutkunllëku shpesh kalon universin. Kqyrni votat e shqiptarëve se në Siri terroristi i Alqaeda në listën amerikane, Abu Mohammed al-Jawlani, po bën qeverinë pas Asad, meqë e përzuri me armë diktatorin. Madje Britania e cila nuk merr provat në gjyq nga mbrojtësit ligjorë të Berishës, po bëhet gati të heqë etiketimin terrorist grupit që kontrollon vendin. Tregues me bollek se si bëhen sallatat diplomatike. Kjo ndërhyrje ndaj PD është një marrëzi në rastin më të mirë ose vijimësi lobingjesh në rastin më të keq. E lobingjet kundër PD Rama i ka sipas modelit korruptiv Charles, për të cilin presim të dëshmojë ne SPAK pasi për pak ditë mbushen tre vite nga koha kur është regjistruar procedimi penal.
