Trump: Në mandatin tim të parë po më luftonin, tani të gjithë duan të jenë miqtë e mi

Data

Pas fitores së tij të befasishme në 2016-ën, shumëkush e kishte përçmuar Donald Trump, por këtë herë personalitetet e botës së ekonomisë dhe medias po konkurrojnë për të qenë pranë presidentit.

“Gjatë mandatit tim të parë, e gjithë bota po më ‘luftonte’. Në këtë mandat e gjithë bota dëshiron të jetë mik me mua”, tha dje republikani nga Florida.

Pas zgjedhjes së tij më 5 nëntor dhe me përjashtim të disa udhëtimeve të shkurtra, Donald Trump ka mirëpritur disa nga njerëzit më me influencë të botës në Mar-a-Lago.

Donald Trump “ka bërë të ditur se do të përdorë të gjitha kompetencat e presidencës për t’u marrë me këdo që e sfidon atë, dhe tani ai duket se ka një kuptim më të mirë se si ta bëjë këtë, dhe gjithashtu ka imunitet nga Gjykata e Lartë që e mbron atë” për sa kohë që është në Shtëpinë e Bardhë, shpjegon ekspertja Ëendy Schiller.

Republikani ngriti një padi dje, kundër një gazete të Ioëa-s për publikimin e një sondazhi para zgjedhjeve që e bëri atë të humbte atë shtet, të cilin ai e fitoi.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related