Ja si Balluku kujdeset që me lekët e shtetit t’ju çojë ujin te dera vilave të pasanikëve, dy tenderë abuziv me vlerë…

Data

Ministrja e Transporteve dhe Energjisë, Belinda Balluku ka në vartësi një “thes të madh” me para, nga i cili kalojnë miliona pa zhurmë, të quajtur “Agjencia e Ujësjellës- Kanalizime- Mbetjeve”, në krye të së cilës prej muajit nëntor 2021 ka emëruar ish-drejtorin e OSHEE të Tiranës, Klevis Jahaj. Rezulton se ky institucion paska një numër të lartë fondesh të cilat në vend që t’i vendosë në ndihmë të përmirësimit të furnizimit me ujë të shqiptarëve, kujdeset më tepër që të mbushë me para xhepat e oligarkëve.

Taksapaguesit nuk kanë ujë të pijshëm, edhe pse e paguajnë si shërbim çdo muaj me faturat më të shtrenjta në Europë. Sikur të mos mjaftonte kjo, tashmë qytetarët shqiptarë do duhet të paguajnë 12.2 milionë euro mln euro, jo për hallexhinjtë, por për t’u çuar ujin te dera resorteve elitare të Investitorëve Strategjikë, që po mbijnë në çdo metër të vijës bregdetare të Shqipërisë duke e zaptuar nga Velipoja në Sarandë.

4.2 milionë euro tender nga Klevis Jahaj

Në rastin konkret është Rrok Gjoka ai që ka përfituar plot 4.2 milionë euro tender nga Klevis Jahaj. Bëhet fjalë për një tender të dyshimtë i cili ka si objekt “Furnizimi me ujë të zonave bregdetare, Zonat e Investimit Strategjik Draleos, Drimadhes dhe Dhërmi të Bashkisë Himarë Faza II”. Fondi limit i kësaj procedure është caktuar në vlerën 372,406,840 lekë të reja pa TVSH ose gati 4.4 milionë euro me TVSH. Po përse themi se tenderi është abuziv? Fare e thjeshtë.

Sepse nëse shikojmë dokumentet e procedurës në fjalë, do të pikasim se kanë marrë pjesë vetëm 4 garues, por njëri prej tyre ka ofruar vlerën zero. Pyetja që lind është se përse një operator duhet të konkurrojë në një tender me fond limit 4.4 milionë euro, nëse ka ndërmend të ofrojë zero lekë? Përgjigja është e qartë, sepse ka hyrë sa për numër pasi fituesi ka qenë i paracaktuar që para se të organizohej procedura. Fituesi në fakt është shpallur Rrok Gjoka dhe kompania e tij GJOKA KONSTRUKSION për një vlerë rreth 4.2 milionë euro me TVSH. Ndërkohë nëse këtë shifër e krahasojmë me fondin limit, figuron se është sa 95% e tij.

Farsa 8 milionë euro për ujin e strategjikëve

Përveç kësaj, drejtori i Ballukut shpall edhe një tjetër tender abuziv për të çuar ujë te resortet e ngritura nga Investitorët Strategjikë. Ai dyshohet se ka qenë i paracaktuar. E gjithë procedura ka qenë një farsë, pasi 8 milionë eurot ishin destinuar për të shkuar te firma “Gjoka”. AKUK-u ngriti një skemë, ku fillimisht studioi veprat e marrjes dhe vendosjen e tubacionit. Në dokumente shkruhet qartë se uji do të merret në Tragjas, Orikum, dhe më pas do dërgohej me stacione pompimi në Palasë, Dhërmi, Jalë, etj. Por, “rruga” kalon nga Tuneli i Llogarasë dhe këtu i gjithë tenderi bëhet nul.Tuneli i Llogarasë u ndërtua nga një konsorcium firmash, turke dhe shqiptare. Pala shqiptare kryesohej nga firma “Gjoka”.Ndërkohë, në dokumentet e tenderit ishin vendosur klauzola për “punë të ngjashme”, teksa e vetmja firmë që ndërtoi tunelin që kishte punë të ngjashme për ujësjellësa ishte “Gjoka”.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related