Plas skandali, ja si prona e Universitetit të Tiranës është vënë në dispozicion për Frederica Mogherinin, qeveria…

Data

Anëtarja e Këshillit Kombëtar të Partisë Demorkatike, Ilirjana Kuçana ka denoncuar dje skandalin që po ndodh me pronën e Universitetit të Tiranës, ku duhej të ndërtohej Kampusi Universitar që do t’i shërbente 30 mijë studentëve, por Edi Rama dhe Erion Veliaj në paligjshmëri të plotë e morën këtë pronë dhe do të ndërtojnë Kampusin e Europës, si një qokë për Frederica Mogherinin.
Deklarata e anëtares së Këshillit Kombëtar, Ilirjana Kuçana

Studentët shqiptarë, bijat dhe bijtë tuaj, do të paguajnë kostot e samiteve-qoka të Edi Ramës dhe delirit të tij të madhështisë, dhe synimeve private për të cilat është gati të sakrifikojë gjithçka publike. Kostoja e radhës e kësaj politike personale dhe delirante është Kampusi Universitar i Tiranës, i projektuar që në vitin 2011 nga Qeveria e Partisë Demokratike. Kryeministri Berisha kërkonte që studentët shqiptarë të Universitetit te Tiranes te kishin zgjerim te kampusit te tyre, me mjedise të përshtatshme, si të gjitha kolegjet dhe universitetet në Europë apo Amerikë. Për këtë ai miratoi projektin për ngritjen e kampusit universitar në pronat e Universitetit të Tiranës, mes fakultetit të Ekonomisë dhe qytetit Studenti

Leja

Në përfundim të procedurave të gjata të aplikimit, Këshilli Kombëtar i Territorit miratoi lejen zhvillimore komplekse me Vendimin nr. 1 datë 29.5.2013, për ndërtimin e objektit: “Shtese ambiente për Universitetin e Tiranës”, thënë ndryshe kampusi universitar. Me humbjen e pushtetit në vitin 2013, projekti i kampusit universitar u shpërfill, por jo toka ku do të ngrihej ky kampus. Në vitin 2019 Edi Rama vendosi t’ia merrte pronarit të ligjshëm, Universitetit publik të Tiranës dhe të bënte qokën e radhës për Frederika Mogherinin duke ia kaluar pronën Kolegjit të Europës. Partia Demokratike është pro çdo nisme për arsimin e mirë dhe solid, sidomos kur vjen nga institucione europiane dhe të Bashkimit Europian. Thënë këtë, përdorimi i pronës së Universitetit mbi të cilën ishte projektuar ndërtimi i një kampusi universitar, aq të dëshiruar dhe aq të vonuar për studentët shqiptarë, është një akt papërgjegjshmërie, pandjeshmërie dhe korrupsioni politik të Edi Ramës. Për ta futur në legalitet veprimin e tyre korruptiv, Rama dhe Veliaj, me ndihmën e institucioneve të kapura e kanë kaluar pronën ‘me letra’, nga Universiteti i Tiranës te Ndërmarrja e Trajtimit të Studentëve nr. 1.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related