Zbardhet dosja korruptive e Klodian Allajbeut dhe zyrtarëve të tjerë në Kosovë, akuza për pastrim të miliona eurove…

Data

Kush donte prova nga burime zyrtare se oligarku Klodian Allajbeu është i përfshirë nga afera po i nxjerrim faktet në dosjen e Prokurorisë së Kosovës, e cila ka vërtetuar të gjitha shkrimet që gazeta “SOT” ka bërë për biznesmenin gjithë këto kohë. Ekrem Lluka, pronar i “Qendrës Kardiake të Kosovës” bashkë me Korab Llukën, Klodian Allajbeun pronar i “American Hospital Kosova” dhe Spitalit Amerikan në Shqipëri me Igli Larashi si dhe pronarja e “Medbrand KS”, Edlira Malaj po akuzohen se kanë pastruar para përmes një skeme të falsifikimit të dokumenteve dhe prezantimit të dokumenteve false në Administratën Tatimore të Kosovës. Klodian Allajbeu është dhe pronar i Spitalit Amerikan në Shqipëri.

Dosja

Gjithë këto veprime, pesë të akuzuarit ngarkohen se i kanë bërë kur e kanë kuptuar se po hetohen nga Administrata Tatimore e Kosovës dhe Prokuroria Speciale. Në aktakuzën e ngritur nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, jepen detaje se si këta pesë persona kishin prezantuar fatura dhe dokumente me subjekte që nuk ishin të regjistruara me qëllim që të legjitimonin transaksionet bankare dhe të përfitonin mbi 3 milionë euro. Edlira Malaj ngarkohet se ka falsifikuar dokumenti pasi si pronare e “Medbrand KS” kishe përdorur dokumente të falsifikuara dhe i kishte dërguar në Administratën Tatimore të Kosovës. Sipas Prokurorisë Malaj kishte përdorur dokumentin e falsifikuar kontratën për shitblerje në mes të “Medbrand KS” dhe “American Hospital Kosova” e lidhur më 23.10.2014 anipse “Medbrand KS” nuk kishte qenë si subjekt i e regjistruar në atë kohë kur thuhet se është arritur marrëveshja.

Klodian Allajbeu aksionar në “American Hospital Kosova” dhe drejtori i këtij spitali, Igli Larashi akuzohen për falsifikim të dokumenteve pasi kishin përdorur dokumente të falsifikuara për shit-blerjen në vlerë prej 4, 703, 999, 98 (4.7 milion euro) të datës 23.10.2014 në mes të shitësit “Medbrand Ks” dhe blerësit “American Hospital Kosova” dhe të njëjtat dokument ia kishin prezantuar Administratës Tatimore të Kosovës. Në kohën kur është nënshkruar marrëveshje për shit-blerje, sipas aktakuzës, “Medbrand KS” nuk ishte si subjekt i regjistruar. Pika tjetër e aktakuzës i ngarkon Edlira Malajn, Igli Larashin dhe Korab Llukën i cili ishte përfaqësues i “Qendrës Kardiake të Kosovës” se kanë nënshkruar dokumente të falsifikuara dhe me përmbajtje të rreme. Ata ngarkohen se nënshkruan në mars të vitit 2021 “Kontratë për cedimin e llogarive të arkëtueshme” të datës 23.12.2020 dhe e përdorën duke ia dorëzuar ATK-së, me qëllim të vënies në lajthim se kinse kishin nënshkruar para se AKT kishte filluar procedurat hetimore ndaj tyre.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related