Përfundon mandati kushtetues për Komisionin e Pavarur të Kualifikimit, shkalla e parë e Vettingut në sistemin e drejtësisë. Nga konferenca për vlerësimin e punës së Komisionit të Pavarur të Kualifikimit (KPK) dhe Institucionit të Komisionerëve Publikë (IKP), e ngarkuara me punë e SHBA në vendin tonë, Nancy VanHorn dha mesazhe të qarta për mbështetjen e reformës në drejtësi.
VanHorn tha se “populli i Shqipërisë duhet ta dijë se zyrtarët e qeverisë po mbahen llogaridhënës dhe do vazhdojë falë punës së mirë të shqiptarëve trima si ju”.
