Një aksident rrugor ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin nacional Korçë-Bilisht, ku një shofer ende i paidentifikuar ka aksidentuar një grua që po lëvizte në këtë rrugë.
Pas ngjarjes, drejtuesi i mjetit është larguar nga vendi pa i ofruar ndihmë të aksidentuarës.
Gruaja është transportuar me urgjencë në spitalin rajonal të Korçës, ku po merr ndihmën e nevojshme mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Policia rrugore ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e drejtuesit të automjetit.
Strukturat policore po përdorin kamerat e sigurisë dhe dëshmitë e kalimtarëve për të kapur autorin e aksidentit.
